Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Mashtroi Biblioteka Kombëtare? Zjarri shkrumboi gazetat e viteve ‘30

$
0
0
Zjarri që shkrumboi para dy javësh katin e poshtëm të Bibliotekës Kombëtare, sipas disa dyshime, ka djegur koleksionet e vyera të gazetave të viteve 1930 dhe jo libra që mund të zëvëndësohen, sic pretendon drejtoresha e Bibliotekës.Bëhet fjalë për gazetat e viteve ’30 e që janë: ‘Minerva’, ‘Leka’, “Përpjekja shqiptare”, “Bashkimi i kombit”, “Hylli i Dritës” apo “Fryma”. Këto koleksione ishin një prej portave që na çonin në ngjarje më të rëndësishme politike, sociale, kulturore, të kësaj periudhe historike shqiptare.

Së bashkë me koleksionin e gazetave të viteve ’30 janë djegur dhe shumë Periodikë të para dhe pas Luftës, mes tyre dhe një pjesë e koleksionit të Zërit të Popullit.

Pasverifikimeve të Policisë, u gjetën rafte të plota me libra tërësisht të shkrumbuar, sikurse dhe një pjesë që janë dëmtuar pjesërisht me shpresën se mund të restaurohen në të ardhmen. Këto të dhëna bien ndesh me deklaratat zyrtare ku theksohej se nuk u dogjën botime të vjetra.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>