Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Përkujtohen gazetarët e para shqiptare të viteve `30-`40

$
0
0

Një seri takimesh me fokus kujtesën dhe përballjen me të shkuarën kanë nisur në qendrën COD në kryeministri. Takimi i parë i është kushtar 5 gazetareve, intelektualeve të papërkulura shqiptare Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Mila Vangjeli, Ollga Plumbi dhe Afërdita Asllani. Ato njihen për kontributin e tyre në shtypin e viteve 1930-1940 dhe shkrimet emancipuese dhe guximtare.

Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Mila Vangjeli, Ollga Plumbi dhe Afërdita Asllani 5 intelektualet e paperkulura shqiptare bashkë i bën guximi, ideali i tyre për një Shqipëri më të mirë por edhe fundi i trishtë nga një regjim që kishte fobi nga njerëzit kurajozë. Por kontributi i tyre në publicistikën e viteve 1930-1940 ka bërë bashkë në ambientet e COD  kryeministri, shkrimtarë, të afërm dhe përafqësues së politikës, të cilët kanë risjellë në kujtesë shkrimet e tyre emancipuese e mjaft të guximshme për kohën. Duke bërë një krahasim me të kaluarën, deputetja Mesila Doda tha se ende femrat inteligjente përbëjnë sfidë për burrat në pushtet.

Mesila Doda: Sfida është ajo që burrat në pushtet nuk durojnë dot. Nuk e duronin në atë kohë, nuk e durojnë dot edhe sot. Sot kanë më pak mundësi për të bërë keq. Çfarë modeli do sjellim nga e kaluara, kur akoma kemi hero të popullit Enver Hoxhë. Në jemishoqëri hipokrite, sepse nuk marrim një pozicionim të qartë  për personin më kriminal që është simbol i të keqeës për gjysmë shekulli.

Anëtari i Autoritetit për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Marenglen Kasmi tha se ligji që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni ka nevojë për amendime

Marenglen Kasmi: Unë i referohem këtu psh zgjedhjeve politike dhe sa i përket kandidatëve që do zgjidhen nga Partitë. Në ligj është lënë që partitë mund të dërgojnë kandidatët e tyre për të parë pastëritën e figurës. Ashtu sic ka edhe devijanca të tjera të cilat me kalimin e kohës unë mendoj se duhet të shikohet.

Ky ishte takimi i parë i një cikli takimesh me temë ‘Nuk ma vrisni dot fjalën’ e që në fokus ka kujtesën dhe përballjen me të shkuarën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>