“Angazhimi i mjekëve është i jashtëzakonshëm, së pari stafi i Urgjencës, nuk mungon angazhimi deri në maksimum i shefit Petrela, mjeku me emër në botë, jo vetëm në Shqipëri. Po kështu edhe mjekë të tjerë kanë ardhur e kanë parë nga afër, Tritan Shehu, Ylli Ziçishti, e shumë të tjerë për të mos vazhduar të numëroj, sepse nuk kam fuqi të numëroj. Angazhimi është jashtëzakonisht i madh nga MSH, vetë ministrja e Shëndetësisë ka qenë e pranishme e ka ndjekur nga afër. Angazhimi ka qenë po kaq i madh edhe nga kryeministri Rama. Gjendja e rënduar e Franceskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e gjendjes. Shpresojmë dhe le t’i bashkojmë lutjet të gjithë bashkë. Franko është një katolik i bindur, shpresoj se gjithçka do bëhet mirë. Falënderoj edhe kryeopozitarin Basha, dhe të gjithë miqtë, kolegët, dashamirësit, për lutjet e tyre të përbashkëta”, ka rrëfyer ajo mes lotësh në këtë video të publikuar në rrjetet sociale.
Në një video prekëse të publikuar në rrjetet sociale, Tefta shfaqet edhe vetë në një gjendje tepër të dëshpëruar, teksa mes lotësh thotë se gjendja e rënduar e bashkëshortit të saj e bën të pamundur transportimit e tij jashtë vendit për trajtim mjekësor më të specializuar.