Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, në një artikull të sajin të publikuar sot, shkruan se gjuha shqipe është një ndër tre gjuhët më të vjetra në botë, duke e argumentuar me fakte të një studimi të cilat vërtetojnë se shqipja flitej që në kohën e Greqisë së lashtë.
Sipas gazetës, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, gjuha greke dhe më pas shqipja.
Albanologët shqiptarë gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe rrjedh nga gjuhët indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.