Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, drejtoresha: Nuk janë prekur botimet e rralla

$
0
0
“Presim raportin zyrtar për shkaqet dhe nuk duhet të hamendësojmë. Dua të sqaroj se stivosja e librave pranë llambave është në bazë të kushteve të hapësirës. Nuk është stivosja e librit që shkakton zjarrin”- tha Persida Asllani.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare ka folur dhe për momentin e parë kur mori vesh se ka rënë zjarr, ndërsa u shpreh se rrjeti elektrik nuk është i amortizuar.

“Ishte ditë e zakonshëm pune. Dëgjuam sinjalin e alarmit. Falënderojmë lexuesit të cilët na mirëkuptuan dhe dolën jashtë. Ne evakuuam ekipin e bibliotekës. Ishim të qetë që nuk kishim dëmtime tek njerëzit. Është kati i parë në fakt i Bibliotekës. Rrjeti elektrik nuk është i amortizuar. Konstatimi i zjarrit ka ardhur nga punonjësit e fondit. Pas kësaj edhe specialistët e IT u munduan të sigurojnë serverët e Bibliotekës. Falënderoj policinë dhe zjarrfikwkset. Një sistem i mbrojtjes efikase do ndikonte që sot mos kishim asnjë letër të djegur”- tha Asllani.

Ndërkohë e pyetur nëse ka një rezyme paraprake për dëmet dhe nëse janë prekur botime të rralla, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare u shpreh se: “Ka një rezyme në tavolinë. Ne gjykojmë se disa koleksione të shtypit të viteve 60 janë dëmtuar, por nuk mund të japim një informacion nëse bëhet fjalë për dëmtim të pjesshëm apo të plotë. Por ato janë të zëvendësueshme. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë telefonata nga botues që na thonë se do na ndihmojmë për të rikuperuar dëmet”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>