Zjarri i rënë sot në Bibliotekën Kombëtare ngjalli reagimet e shumë historianëve, artistëve dhe vetë politikanëve, të cilët shprehën keqardhje për pasurinë kombëtare që u zhduk.
Në fakt gjithçka e tillë mund edhe të ishte paralajmëruar, por fakti që prej 20 vitesh nuk ka patur asnjë investim serioz në rikonstruksionin e saj u bë shkak për ngjarjen e sotme. Për historianin dhe politikanin Paskal Milo, kjo që ndodhi sot është një sinjal alarmi për të kthyer vëmendjen në fushën e kulturës dhe artit.
“Keqardhje për zjarrin që ra në fondet e Bibliotekës Kombëtare. Në rrezik thesaret e kulturës kombëtare. Sinjal alarmi për të kthyer vëmendje prioritare në fushat e kulturës, artit dhe shkencës. Ne që kemi kaluar një pjesë të madhe të jetës aty ndjejmë keqardhje që për mbi 26 vite nuk është bërë asnjë investim serioz me gjithë premtimet e shumta që janë bërë nga të gjitha qeveritë”, shkruan Paskal Milo.