Dekan i Fakultetit të Artit Skenik dhe aktori i njohur, Petrit Malaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve dhe pedagogëve që kanë ndikuar në jetën e tij dhe formimin profesional.
Teksa uron gjithë arsimtarët, Malaj ndalet tek një emër i veçantë i skenës, Birçe Hasko. “Telefonata urim ishte për njërin prej atyre që më mësuan në këtë jetë me plot dashuri e përkushtim…. Prof. Birçe Haskon, njeriun e thjeshtë, të dashur, të talentuar që ne studentët e donim aq shumë! E uroj për gjithçka ka bërë për ne! Dhe mendoj se ne ishim me fat që kishim pedagogë të tillë! Gëzuar Profesor! Paçi shëndet e jetë!”,- shkruan aktori Malaj.
Postimi i plotë në Facebook:
“Përshëndetje miqtë e mij!
Sot ditën e fillova me një telefonatë shumë të dashur për mua.
Në fakt mua më pëlqen që t’i vlerësoj e respektoj ditët e shënuara të vendit tim.
E sot është 7 Marsi, dita e përhapjes së dijes e kulturës!
Dita e mësuesit, njeriut që përhap dritë e dashuri.
Dhe telefonata urim ishte për njërin prej atyre që më mësuan në këtë jetë me plot dashuri e përkushtim….
Prof. Birçe Haskon, njeriun e thjeshtë, të dashur, të talentuar që ne studentët e donim aq shumë!
E uroj për gjithçka ka bërë për ne! Dhe mendoj se ne ishim me fat që kishim pedagogë të tillë!
Gëzuar Profesor!
Paçi shëndet e jetë!
Gëzuar Neta, Labo, Hajdho, Natasha, mesuesja ime e parë Gjylfidane, Doris,mesues Hajredini, Prof. Fahriu,Nora,Vita,Lefter e shumë e shumë të tjerë!
Gëzuar gjithë edukatorët, mësuesit e kolegët e mij pedagogë!
Respekt e mirënjohje përherë!”