Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

“Marubi”, jo vetëm muze, por edhe një shkollë edukimi

$
0
0

Jo vetëm muze, por edhe një shkollë edukimi. Ky është misioni i ri i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” që ka marrë jetë përmes firmosjes së marrëveshjes me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Drejtorinë Arsimore dhe shkollën Austriake Profesionale.

Kjo formë e re bashkëpunimi synon ta shohë muzeun si një hapësirë të çmuar ku ruhet dhe ekspozohet trashëgimia kulturore, e me anë të saj edukohen brezat e ardhshëm përmes mësimdhënies me anë të artit të fotografisë. Një nga qëllimet kryesore është që nxënësit dhe studentët të zbulojnë historinë e Shqipërisë përmes imazheve të trashëguara nga dinastia “Marubi” dhe pasardhësit e tjerë nga vitet 1856 – 1989.

Bedeni: Po fokusohet shumë edhe te brezat e rinj, pra a mjafton që muzeu të jetë thjeshtë një hapësirë që ekspozon veprat e artit? Sigurisht që nuk mjafton.Është e rëndësishme që pikërisht muzeu të shkojë apo ti bashkangjitet të gjithë grupmoshave të ndryshme, pra po flasim për sistemin parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Bekteshi: Ne kemi një degë pikturë-grafi dhe studentët tanë do i sjellim jo vetëm të bëjnë praktikë, por mundësisht të krijohet një modul i përbashkët në muzeum. Dhe jo vetëm me këtë muze, por edhe me muzeun tjetër që funksionon në Shkodër. Përveç saj, studentët e informatikës dhe historisë mund të vijnë këtu.

Përmes vizitave, punëtorive, laboratorëve, fotografia përdoret si pikënisje për ndërtimin e historive të tjera, për stimulimin e kreativitetit në trajtimin e materialit fotografik dhe edukimin e brezave me vlera të përbashkëta artistike e kulturore.

/Oranews


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404