Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Dy rrugët e Idromenos – Shkodra apo Korça që shfaqi filmat e parë në publik?

$
0
0

“Dy rrugët e Idromenos”, ekspozita me fotot e rralla në Muzeun Marubi, është bërë shkas për më shumë se një takim mbi veprën e artistit. Pas vështrimit të Adrian Paci mbi Kolën fotograf dhe piktor, një tjetër studiues, Gjergj Denelli, ndalet te kinotekniku i parë në Shqipëri.

Denelli: Me pushtimin e Austro-Hungarisë, kinemaja pati një zhvillim akoma më të madh. Trupat ushtarake që ishin në Shkodër sillnin filma nga Austria dhe këto shfaqeshin edhe në shpinë e Korçës.

Është fakt që ky djalë i një mërgimtari nga skaji jugor i Shqipërisë, mes pasioneve të shumta që i aplikonte me guxim, bën realitet në vitin 1908, në lagjen “Gjuhadol” në klubin “Gjuha shqipe”, shfaqjen e pamjeve të para filmike. Por, bazuar në dokumentet e arkivit të shteti, Denelli kërkon t’i japë përfundimisht një përgjigje pyetjes: ishte Korça apo Shkodra qyteti i parë që shfaqi një film në publik?

 Denelli: Ne me të vërtetë e quajmë që Kol Idromeno shfaqjet e para të filmit kanë filluar në vitin 1912, sepse në 1908, janë pamje të ndryshme që jepeshin nga Parisi, Vjena, në epidiaskop në mur, pra në një perde.

Fotografia e çoi Idromenon te kinemaja dhe aktiviteti i tij në këtë fushë u shtri në tri dekada. Ai lidh kontrata me prodhues dhe shpërndarës të huaj siç ishte kompania pretigjioze franceze e vëllezërve Pathé.

 Denelli: Jena të lumtur që kena fillu letër-këmbimin me ju. Më 6 tetor të vitit 1924, Kola merr letër nga Pathé Francë nga Franca dhe do të hyjmë me shtëpinë tuaj filmike në korrespondencë.

Rizbulime të kësaj natyre që bëhen në Shkodër janë një thirrje për ata që disa herë e kanë çuar dështuar projektin për një muze shqiptar të kinemasë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>