Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Studentët e Fakultetit të Muzikës zhvillojnë koncertin e parë

$
0
0

Është zhvilluar koncerti i parë për këtë vit akademik i studentëve të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve. Nën dirigjencën e Petrika Afezollit studentët kanë performuar vepra që janë premierë për orkestrën simfonike të universitetit.

Studentët e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve kanë zhvilluar koncertin e parë për këtë vitin akademik. Nën dirigjencën e profesor Petrika Afezollit orchestra simfonike e universitett e përbërë vetëm nga studentë ka performuar vepra të njohura si polonezja e madhe e Shopenit apo Tasoon e Liszt. Profesor Afezolli tregon vecantitë e këtij koncerti.

Afezolli: Të dy veprat i ka premierë për këtë orkestër

Ndërkohë pianisjta Silva Skënderi theksoi se koncertet synojnë të përgatisin studentët për tregun muzikor dhe t`i ambientojnë ata me skenën.

Skënderi: Është një stimul shumë i madh duke provuar skenën që kur je student, janë sfidsa që i përballojnë mirë pavarësisht moshës së re dhe mungësës së përvojës.

Prej shumë vitesh koncertet janë kthyer në praktikë të Universitet të Arteve përmes së cilës studentët testohen edhe për njohuritë e përfituara gjatë vitit akademik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>