Ribashkimi me Take That do të bëhet edhe pse për një mbrëmje, atë të 25 shkurtit në BBC për finalen e shfaqjen e talenteve “Let It Shine” të liderit të grupit Gary Barlow. Robbie Williams do të bëjë pjesë në juri si i ftuar përkrah të Gary, Dannii Minogue e Martin Kemp.
Më pas do të ngjitet në skenë me ish shokët e tij të grupit Mark Oëen, Gary Barloë dhe Hoëard Donald për të kënduar disa nga sukseset e grupit.
“Gary dëshiron ta mbyllë “Let It Shine”me një goditje të fortë dhe mendon që ribashkimi i Take That do të jetë mënyra perfekte për ta bërë”, bëri të ditur një burim duke shtuar se “Robi duket entuziast për projektin, kështu që gjërat duken se po shkojnë mirë”.
Robbie nga ana e tij u tregua entuziast dhe në fund tha “Mezi po pres të jem përsëri me Gary, Mark dhe Howard në ‘Let It Shine’ dhe jam i lumtur të jem i ftuar për një finale shumë speciale”.
Gjithçka gati për një performancë të madhe me vetëm një mungesë , Jason Orange, që nuk është ftuar, pasi siç thonë disa burime nuk është i interesuar për ribashkimin: “Ka jetën e tij jashtë Take That. Gary ndjen se nuk ka shanse për ta bindur , kështu që nuk do të bëjë sforcime të panevojshme”.