Të jesh çift apo të jesh vetëm. Një dilemë që na shoqëron gjatë gjithë jetës. Emocion, ndjesi e marrëdhenies të njeriut mes njeriut është një performancë baleti që vjen në datat 17-19 shkurt në skenën “Shekspir” të Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol). Është një shfaqje ku ndërrthuret kërcimi me projeksionin. Dy artistët Roberto Nuha dhe Rosella Pelliciotti do të performojnë koreografinë e tyre nën kompozimin e Bledi Borakut dhe Mardit Lleshit.
“Ideja për një shfaqje të tillë nisi që nga dimri. Dmri si stinë fillimisht, e pastaj e parë edhe më gjerë, në marrëdhëniet njerëzore. . . sheh se ka shumë dimër në to, është ftohtë, por herë herë të alternuara edhe me ngohtësine e vetë ndjenjës. Kjo dilemë na ka shqetësuar shpesh dhe kjo është një nga shtysat ëpr të bërë një shfaqje të tillë” shprehet Rosella Pelliciotti pak ditë para premierës. Sipas Borakut në këtë performancë, balerinët e gjejnë veten herë bashkë, herë të ndarë, duke eksploruar nëpërmjet lëvizjes ndjesitë që kanë kur janë vetëm, apo në çift.
“Ata alternojnë gjendje tensioni dhe gjendje paqeje ndërmjet tyre. Ata kanë dyshimin e vazhdueshëm nëse duan të vazhdojnë të jenë bashkë apo të ndajnë rruget e tyre. Rrugëtimi i tyre është i shoqëruar nga projektimi i ëndrrave që kishin së bashku”, thekson Boraku. Përveç performacë baleti do të luhen live edhe disa pjesë të improvizuar në kitarë e çelo, nga dy kompozitorët Bledi Boraku dhe Mardit Lleshi. “Lulet e dimrit” zgjat 50 minuta dhe do të jepet në sallën “Shekspir” ora 18:00. Bledi Boraku është një kompozitor i ri, muzikant dhe multiinstrumentist nga Shqipëria. Bledi ka nisur të eksperimentoj që në moshë të re si një kitarist klasik autodidaktë. Dëshira e tij për të punuar me zhanre të ndryshme muzikore e ka udhëhequr drejt mësimit të instrumenteve tjera përveç kitarës si bass, daulle, perkusion dhe instrumente të tjera të folklorit.
Albumi i tij i parë me titull “Ora 3” është regjistruar në Kosovë me producent Dritëro Nikqi. Bledi Boraku ka pasur bashkpunime edhe me banda të tjera muzikore si “Linda në botën e çudirave” një bandë alternative-eksprimentale. Mardit Lleshi lindur në Tiranë 1984. Në 2006 merr diplomën në Akademin e Arteve, për muzikë e violonçel. Që prej 2002 ëshë active në skenë artistike të Tiranës me grupe të ndryshme të zhanrit rock dhe experimental, paralelisht duke qenë aktiv dhe në muzikën klasike. Në 2009 kompozon muzikën e tij të pare për film, dhe prej atëherë deri në 2016 ka kompozuar për një numer të konsiderueshëm documentarësh dhe filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.
Në 2012 krijon albumin e tij të parë Limbo. Rosella Pelliçiotti, lindur në Prevezë (GR) në 1994, ka përfunduar studimet Bachelor në degën Koreografinë Universitetin e Arteve, Tiranë (2016) dhe aktualisht po vazhdon programin Master ne te njejten dege. E apasionuar pas dancit, fillimisht me kercimet e rruges dhe ato latine, vetem gjate studimeve te larta zbuloi dancin bashkekohor, ne te cilin do ta gjente me mire veten. Pjesetare e te vetmes kompani danci bashkekohor shqiptar “Albanian Dance Theater Company”, eshte trajnuar brenda dhe jashte vendit (Kine, Itali), dhe ka pasur mundesine te bashkepunoje me artiste te shquar shqiptare dhe te huaj. Roberto Nuha, lindur në Komoran (KS) në 1990. Ka nisur karrierën e tij në fushën e valles popullore dhe kërcimit të rrugës, më vonë ka organizuar disa evente kulturore artistike në Kosovë. Diplomuar në Shqipëri në degën Koreografi (UniversitetiiArteve, Tirane – 2016), aktualisht vazhdon studimet në programin master dhe është pjesëtari Albanian Dance Theater Company.
Pjesëmarrës në projekte te ndryshme artistike, në disiplinën e dancit dhe teatrit, me një numër artistësh shqiptarë dhe të huaj, është prezantuarë dhe në festival nëpër Europë (Itali, Gjermani). Eksperiencën e tij me dancin bashkëkohor e ndërlidh shpesh me atë folklorike, duke u munduar të përshtasë të dy stilet në një shkrirje harmonike. Kleidi Eski ka lindur në Berat në vitin 1987. Në vitin 2011 u diplomua për arkitekturë, profesion të cilin e braktisi sepse ishte shumë i zënë. Autor i disa filmave e videoklipeve te animuar, nder te cilet “syte” i Elina Dunit dhe “lost boy and suicide girl” i Traktorkestar, kleidi eshte gjithashtu nje video designer i apasionuar pas projeksioneve artistike. Disa nga punet lidhen me grupin Retrovizorja, teatrin kombetar te kosoves, grupin Por-No dhe orkestren e radio-televizionit shqiptar. Në ditë te zakonshme pune, eshte nje dizajner multi-disiplinar. /GSh