Këngëtarja britanike Adele triumfoi të dielën në Los Anxheles gjatë ceremonisë së “Grammy Awards”, duke marrë tre çmimet më prestigjoze si albumi më i mirë, regjistrimi më i mirë dhe kënga më e mirë.
Më shumë se 13 000 anëtarë të “Recording Academy” votuan për të dhënë këto vlerësime prestigjoze të industrisë së muzikës.
– Albumi i vitit: Adele, “25”
– Regjistrimi më i mirë: Adele, “Hello”
– Kënga më e mirë: Adele, “Hello”
– Zbulimi i vitit: Chance the Rapper
– Albumi më i mirë rep: Chance the Rapper, “Coloring Book”
– Albumi më i mirë rok: Cage the Elephant, “Tell Me I’m Pretty”
– Albumi më i mirë i muzikës alternative: David Bowie, “Blackstar”
– Kënga më e mirë rok: David Bowie, “Blackstar”
– Performanca më e mirë rok: David Bowie, “Blackstar”
– Albumi më i mirë Country: Sturgill Simpson, “A Sailor’s Guide to Earth”
– Albumi më i mirë bashkëkohor urban: Beyoncé, “Lemonade”
– Videoja më e mirë muzikore: Beyoncé, “Formation”
– Performanca më e mirë R&B: Solange, “Cranes in the sky”
/ata/