Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Ambasada shqiptare në Vatikan kujton masakrat e vitit 1967

$
0
0

Ambasada e vendit tonë në Vatikan, ka organizuar konferencën me teme “50 vjet nga shkatërrimi i tempujve të fesë në Shqipëri”. Ky aktivitet u mbajt në Kishën e shqiptarëve në Romë, ku të pranishëm ishin besimtarë,  gazetarë, emigrant etj. Për mikrofonin e Ora News, i ngarkuari me punë i ambasadës shqiptare, Visar Zhiti tha se përpos presionit të diktaturës, shqiptarët nuk i zhdukën rrenjët e besimit në Zot.

Visar Zhiti: Njeriu shqiptar ka besuar tek vetja, ka besuar tek zoti dhe tek e ardhmja. Ashtu sic thotë edhe Ernest Koliqi në një dramë të tij, rrënjët lëvizin, diktatura preu trungjet e pyllit njerëzor por rrënjët nuk i preku dot.

Në sinkron me Zhitin, At Aldo Pashja Skoda, profesor në universitetin Urbaniana në Vatikan, tha se mbetet me rëndësi besimi i kultivuar te të rinjtë.

At Aldo Pashja Skoda: Edhe pse me forcën e neneve, ligjit, kushtetutës, dhunës ndaj klerit dhe kishëshave por edhe besimeve të tjera, populli ka ruajtur në sekretet e shtëpive të veta ka ruajtur të gjallë akoma fenë.

Në 6 shkurt të vitit 1967 Shqipëria u vetshpall i pari shtet ateist në botë. Aso kohe u shembën mijëra objekte kulti dhe u burgosën qindra klerikë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>