Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Elona Agolli: Ati im Dritëro…

$
0
0

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka publikuar sot një status në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook, një status prekës dedikuar të atit të saj, i cili u përcoll ditën e diel për në banesën e fundit.

Nga Elona Agolli

Ati im Dritëro,

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen, duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.
Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka.

Ati im, nuk më ndodhesh pranë fizikisht, unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura , por unë të lexoj, të ndjej, të kam të gjallë.
Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?: Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta, aq më të larta duken”
Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.
Nuk është e lehtë për mua vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin, të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces.

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirë
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës.”. gjëmon zëri i poetit, në “Ëndërr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>