Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli, ka prekur figurat e artit dhe letërsisë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet për të.
Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë për letërsinë shqiptare, ka reaguar edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili nga Parisi ka shprehur ngushëllimet e tij.
Kadare shprehet se Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare.
“Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazevendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare.
Ai do të na mungojë të gjithëve.
Ismail Kadare
Paris”