Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

PD: Rama shkarkoi Saraçin, Zhulalin dhe Kaçinarin në mënyrë antiligjore

$
0
0

Partia Demokratike ka denoncuar sot shkarkimin e tre kompozitorëve të famshëm shqiptarë Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari, ku sipas opozitës janë shkarkuar nga qeveria në shkelje flagrante dhe në kundërshtim me ligjin.

Sipas PD-së, kjo është një tjetër zaptim nga ana e qeverisë e cila po mundohet të pakë edhe artin.

Deklarata e plotë e PD-së:

Në valën e shkatërrimit të Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitorët e shquar Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari, të cilët kanë bërë histori në krijmtarinë tonë, pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin si dhe në shkelje flagrante të integritetit te tyre profesional, pushohen nga puna pa asnjë mundësi reagimi apo alternativë për të vazhduar kontributin e tyre artistik.

Drejtori i pergjithshem i Radio Televizionit Shqiptar, Gëllci, shkatërron kështu gjithcka që është ndërtuar me aq mund, duke shkrire totalish redaksine e muzikes, e vetmja strukture tejet e nevojshme për institucionin që mund të perballonte denjesisht kërkesat e produksioneve si dhe e vetmja strukture artistike që ende vazhdonte të mbikqyrte kualitetin e krijmtarise.

Denoncojmë fort veprimet e kësaj natyre të cilat pa asnjë konsultim, demtojne rëndë punën e institucionit si dhe dinjitetin e tre kompozitoreve të shquar të cilët janë pjesë e historise së këtij institucioni kombëtar e publik.

Kjo është një padrejtësi me të cilën komuniteti i artistëve dhe opinion publik nuk mund të pajtohen. Kjo është një arsye më shumë për të rezistuar përballë klikës që ka zaptuar cdo pushtet, dhe një motiv për këdo që mbron vlerat, të bashkohet me protestën e madhe të 18 shkurtit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>