Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Muzeu Kombëtar rinis projektin ”Arkeologu i vogël”

$
0
0

Muzeu Historik Kombëtar ka rinisur  projektin ”Arkeologu i vogël”me nxënësit e shkollës ”Lidhja e Prizrenit”.”Arkeologu i vogël” është një projekt i inicuar nga Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Fëmijët nga shkolla 9-vjeçare ”Lidhja e Prizrenit” , përgjithësisht nxënës të interesuar për historinë dhe arkeologjinë, të shoqëruar edhe nga dy mësuese të tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, e që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë.16426073_1393802944015808_6954604401880103635_n

Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>