Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Zbulohet pergamena e rishkruar në shekullin X

$
0
0

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka zbuluar një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, i vetmi në Shqipëri.

Palimspesti, që nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”,  është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri.

AQSh sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit (scripta inferior), kuptohet se pergamena e ripërdorur daton në shekullin X, kurse shtresa e sipërme, scripta posterior daton në shekullin XIII.

Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>