Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Elina Duni, koncerte në Japoni dhe Kore

$
0
0

Sukseset e artistes shqiptare tashmë nuk janë të njohura vetëm në Zvicër. Pas pjesëmarrjes së saj në Zurcher Theater Spektakel, në Zvicër nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë rrugëtimin e saj artistik për në Japoni dhe Kore. Elina Duni ka paralajmëruar për turneun e saj, ku ka treguar edhe datat dhe vendet, në të cilat do të performojë. Koncertet e artistes do të fillojnë më 2 shtator, ku artistja do të performojë në Garaman Hall, Ginoza, në Okinawa, për të vazhduar më 3 shtator në Shikiori, në Fukuoka. Data 4 shtator do ta gjejë artisten në Anyo-In Temple, Itabashi, në Tokyo, 6 shtatori në Sakai Women’s College, La Parité, në Osaka, 7 shtatori në Way out west, Abeno Hall, në Osaka, 9 shtatori në European Jazz Festival, në Seoul, ndërsa këtë turne ajo do ta përfundojë më 10 shtator, me performancën e saj në European Jazz Festival, në Seoul.  Elina Duni është një prej artisteve më të mira shqiptare e njohur në Europë dhe jashtë saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>