Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Shkodër – Muzeu “Oso Kuka”, 400 mijë lekë për rikonstruksionin e çatisë

$
0
0

Brenda vitit të bëhet rikonstruksioni i pjesshëm i Muzeut Historik “Oso Kuka” në Shkodër. Amortizimi i godinës, shqetësim i ngritur edhe nga Ora News më herët, rrezikonte pasurinë mijëra vjeçare arkeologjike etnografike dhe historike. Muzeu do rikonstruktohet me fonde të Ministrisë së Kulturës.

Pas problemit të ngritur nga Ora News për amortizimin e Muzeut Historik “Oso Kuka” në Shkodër, Ministria e Kulturës akordon një fond emergjence 400 mijë lekë për çatinë dhe disa ndërhyrje të pjesshme.

Helidon  Sokoli: Projekti restaurues parashikon ndërhyrje në çatinë e kësaj banese, qeramosje, punime hidroizoluese dhe riparime të ndryshme lidhur me strehën e këtij objekti.

Por Drejtori i Muzeut apelon për rikonstruksion që në themele me qëllim që të ruhet kjo vlerë e Shkodrës.

Fatmir Juka: Besoj se do të jetë diçka që do të finalizojë për aq sa ndërhyhet, besoj se do të jetë një ndërhyrje e mirë. Por në total e kërkon godina një gjë të tillë.

Muzeu “Oso Kuka” mbart pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës, ku gjenden 20 mijë artikuj që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e Albanologjisë, por nuk mungon edhe literatura e autorëve shqiptarë e të huaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>