Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

104-vjetori i Pavarësisë, ekspozohet pena e Ismail Qemalit

$
0
0

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të koleksionistëve shqiptare hapën një ekspozitë për 104 vjetorin e Pavarësisë. Në hollin qëndror të Muzeut janë ekspozuar Pena me të cilin u firmos akti i pavarësisë dhe materiale të shumta etnografike

104 vjetori i shpalljes së pavarësisë u celebrua në Muzeun historik Kombëtar me një ekspozitë me materiale të kohës.

Pena origjinale e Ismail Qemalit me të cilën u nënshkrua Akti i Pavarësisë dhe letra e përfaqësimit që Primo Bianchi i dërgonte Dom Nikollë Kacorit, janë dy prej objekteve që i japin vlera ekspozitës

Shpëtim Sala: “Pena me të cilën është firmosur akti i pavarësisë ka qenë pronë e Ismail Qemalit. Këtu kemi dy momente, është një letër përfaqësimi që Primo Bianchi ia dërgon me datën 19 nëntor, ia dërgon Dom Nikollë Kacorit, ku i jep përfaqësimin për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës”

Flamuj kombëtarë, periodikë, materiale etnografike me simbole kombëtare, fotografi dhe libra të kohës, të cilat koleksionisti Shpëtim Sala kishte premtuar se do ti ekspozonte në muzeun e parë privat. Po pengesë është bërë vonesa në certifikimin e objtekteve

Shpëtim Sala: “Dhe presim konfirmimin e kësaj pjese e më pas do shohim dhe pjesën tjetër”.

Në pritje të lejes për ti hapur derën muzeut të parë privat të flamurit, koleksionisti Sala e ka hapur atë Online në ditën e flamurit


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>