Mariza Ikonomi ka shprehur dëshirën se në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim me Françesk Radin, por asgjë nuk është konkretizuar. Ndërsa ka folur për planet e saj në emisionin “Rudina”, ajo ka thënë se është në bisedime e sipër. Do të ketë një tjetër bashkëpunim mes tyre? Kësaj pyetje Mariza iu përgjigj pozitivisht, duke shtuar se edhe për të do të ishte kënaqësi, nëse zërat e tyre do të bashkoheshin sërish. “E kemi në plan për të bërë një këngë tjetër, sa herë takohemi bisedojmë për diçka të tillë, por ende nuk është asgjë e sigurtë”, ka thënë ajo.
↧