Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Diaspora: Interesimi i fëmijëve për të mësuar shqip, ka rënë

$
0
0

Mësimi i gjuhës shqipe për brezat e rinj që jetojnë në diasporë u pa si një çështjet themelore në panelin “Dija mbi të gjitha” ku ishte e pranishme Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla së bashku me përfaqësues shqiptare që punojnë në  arsim jashtë vendit.

Gjatë fjalës, Ministrja Nikolla foli për abetaren e përbashkët me Kosovën si dhe shprehu vullnetin për një axhendë të përbashkët me Malin e Zi, Maqedoninë etj.

Të ftuarit paraqitën situatat e tyre në vendet përkatëse ku jetonin si përshembull Anila Kila, mësuese e gjuhës Shqipe në Greqi, e cila e paraqiti të vështirë mësimin e shqipes ku vullnetarisht u mësojnë gjuhën  në shkollat greke.

Etleva Mance, kryetare e këshillit të arsimtarëve “Naim Frashëri” në Gjermani, vlerësoi nxënësit dhe studentë shqiptarë për integrimin e tyre në shoqërinë gjermane, ku është rritur numri i shqiptarëve që vazhdojnë universitetin, megjithëse tha se interesimi i fëmijëve për të mësuar shqip, ka rënë.

Gjatë diskutimeve, shqiptarët e diasporës kërkuan ndihmën e shtetit shqiptar mbi çështjet e mësimit të gjuhës shqipe  për brezat e rinj (kurrikula, programe te posaçme etj).


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>