Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham ka bërë një parashikim lidhur me finalen e kampionatit botëror të Futbollit, “Rusi 2018”.
Sipas ish-futbollistit të famshëm, ka parashikuar se në finale do të shkojë ekipi i Anglisë dhe ai i Argjentinës.
“Unë besoj se Argjentina do të luajë kundër Anglisë në finale. Mendoj se zgjedhja ime do të jetë Anglia për të fituar garën, jam i njëanshëm për vendin tim,” tha Beckham në një event për të promovuar ligën më të madhe të futbollit kolegjial të Kinës.
Por ish-mesfushori i Manchester United dhe Real Madrid, një veteran i tre Kupave Botërore, paralajmëroi se rruga përpara duket e vështirë për ekipin e Gareth Southgate.