Replikat mes aktorëve të njohur Gent Zenelaj dhe Erion Isai kanë vijuar në rrjete sociale.
Pas postimit të bërë nga Genti ku kritikonte qëndrimet e Isait, ky i fundit ka replikuar përmes një statusi tjetër në profilin e tij. Sipas Isait mendimi ndryshe, nuk bën as njërin dhe as tjetrin dele të zezë apo të bardhë.
Postimi i plotë i Erion Isait:
Mikut tim Gent Zeneli
I dashur Gent! Mendimi ndryshe, nuk ben as njerin dhe as tjetrin dele te zeze apo te bardhe. Po c’lidhje ka partia me parametrat e teatrit?
Nuk e di ku e gjete etiketimin dhe fyerjen ndaj artisteve. E kunderta gjendjej ne shkrimin tim. Flisja per teatralet e politikes qe gjeten nje rast te bejne rolin e vajtojacave per teatrin.
Qe ti veme pike. Jam per nje teater te ri! Qe ti pergjigjet kerkesave te komuntietit, pra te atyre qe ti thua: Mirush Kabashit, Robert Ndrenikes. Etj etj… se keta jane teatri. Teatralet, kane tjeter detyre.
P.s: me njeh qe te vogel dhe ma di pasionin dhe deshiren e te berit te gjerave. Dhe komentet mbi pergjegjesine time te re, nuk do ti pergjigjem me asnje fjale. Do investohem ta tregoj me pune. Perqafime,-përfundon Erioni.

Më pas ata kanë vijuar me replika në këtë status me tona më të zbutura. Më poshtë komentet mes Gent Zenelajt dhe Erion Isait:
