Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Mbrëmja e Maturës, ja sa kushton fustani i një vajze (VIDEO)

$
0
0

Janë 37 mijë maturantë në të gjithë vendin që pas provimit të fundit me zgjedhje që jepet në 20 qershor, mezi presin mbrëmjen e maturës. Rrobaqepësja Mimoza Tarelli është shumë e ngarkuar për shkak të maturës dhe minimaturës.

“Deri tani kam bërë mbi 100 copë, e deri nga gushti kur përfundojnë maturat do të bëj edhe 200 të tjera. Kam edhe nga rrethet që vijnë”, tregon ajo.

Në dyqanin e saj punojnë 5 punëtore nga mëngjesi në darkë këtë periudhe për shkak të fluksit. Edhe një vit më parë kishte shumë punë, duke treguar se ka bërë 400 copë.

Mimoza e nis punën nga ora 7 dhe e mbyll ne 11 të natës. Kur e pyesim për kohën e saj te maturës, ajo kthehet 30 vjet pas. “Kur iu del fustani bukur është një kënaqësi e madhe për mua”, shprehet ajo duke treguar se kostoja e një fustani shkon afro 100 mijë lekë.

Për rrobaqepësit dhe dyqanet, fustani, apo kostumi i maturës është një biznes që ju sjell shumë të ardhura çdo vit. Janë 37 mijë maturantë, pjesa dërrmuese e të cilëve e blejnë apo e qepin një veshje të re për këtë ditë që do e mbajnë mend dhe kujtojnë gjatë gjithë jetës. /Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>