Pas largimit nga emisioni “Pasdite në Top Channel” prej disa muajsh, moderatorja e njohur Jonida Shehu do të rikthehet sërish në ekran.
Duke folur për emisionin “Jo vetëm Modë” në tv Klan, Jonida ka treguar se në sezonin e ri ajo rikthehet në ekran, por nuk ka dhënë shumë detaje për ekranin ku do ta rishohim.
“Do të rikthehem sezonin e ri, ku nuk ta them dot për momentin. Janë edhe tre muaj përpara, çdo gjë mund të ndodhë edhe në minutën e fundit. Unë kam plan të rikthehem, të shpresojmë që çdo gjë të shkojë sipas planit deri në shtator-tetor”, u shpreh Jonida, ndërsa e pyetur për llojin e formatit të do të drejtojë, ajo tha se nuk është aspak i ngjashëm me emisionet që ka sjellë deri tani.