Gratë në një fshat pranë Barcelonës kanë votuar për të dalë topless në pishinat publike.
Rezultati i votimit në L’Ametlla del Valles, ku morën pjesë 379 gra shkoi 61% për larjen topless dhe 39% kundër saj.
Autoriteti lokal katalanas organizoi votimin, rezultati i të cilit është ligjërisht i detyrueshëm për gratë e moshës 16 vjeç e lart.
Gratë kërkuan votimin pasi policia urdhëroi dy gra në një pishinë vitin e kaluar që të vishnin bikinit. Një kujdestar plazhi i kishte raportuar në polici. Rasti nxiti protesta nga fshatarët që mbështetnin gratë.
Fshati i 8,000 banorëve është 35 km (22 milje) në veri të Barcelonës.