Kërkuesi i aventurave dhe adhuruesi i kafshëve Michael Beltrami nga Melbourne i propozoi të dashurës së tij Katie Johnston, në Crocosaurus Cove të Darvinit. Por, ndryshe nga djemtë e tjerë propozimin 33-vjeçari ia bëri mes dy krokodilëve gjigantë.
Por propozimi nuk shkoi siç duhet. Ndërkohë që gjithçka po shkonte mirë, 33-vjeçari humbi unazën e fejesës.
Beltrami e kishte fshehur unazën në xhep lidhur me një spango.
“E pashë spangon në ujë dhe më hyri paniku. Por unaza ishte ende aty. Kështu që e pyeta Katie nëse donte të martohej me mua dhe përgjigjja ishte ‘po’,”-tha ai.