Rrugët e Tiranës po fillojnë të vishen gjithnjë e më shumë me ngjyrën portokalli të biçikletave. Brenda pak ditëve biçikletat Mobike janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë në Tiranë, ndërkohë që këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as këngëtarët apo personazhet e njohura të botës së televizionit.
Ish-banori i Big Brother Albania, dhe njëherësh edhe moderator në televizion ka lënë të gjithë pa fjalë duke u futur në emision pikërisht me një biçikletë Mobike. Siç mund të shihni edhe nga kjo video, Arbri është parë me xhelozi edhe nga partnerja e tij televizive e cila me siguri pas kamerës nuk ka hezituar që të bëjë një xhiro me Mobike.
Si mund të merrni Mobike:
Regjistrohu në aplikacionin Mobike
Zhbllokoje me Kodin QR
Shijoje xhiron dhe mburru tek shoqëria që po i jep biçikletës më #cool në Tiranë
Parko dhe kyçe biçikletën
Bëj edhe një xhiro tjetër, kësaj here bashkë me miqtë