Moderatori Saimir Kodra duket se ka kaluar disa momente të vështira shëndetësore.
Ai është operuar në fshehtësi, në një prej spitaleve private në Tiranë.
Saimiri ka bërë ndërhyrje në pjesën e shtyllës kurrizore, ndërsa nuk dihet nëse vuante më parë nga ndonjë problem apo ka qenë një shqetësim i momentit.
Fatmirësisht, moderatori gëzon shëndet të plotë dhe miq të shumtë kanë shkuar ta vizitojnë.
Ndër të parët është edhe Alket Islami, i cili nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit edhe një foto me Saimirin.