Gianna është një fëmijë i vogël, e cila lindi me probleme të theksuara të shëndetit të saj për shkak se vuante nga tumori në tru.
Prindërit e vogëlushes u ndihmuan nga miku i tyre, një agjent i FBI-së, i cili bëri të mundur që e vogla të takohej dhe të puthej nga Papa, gjatë një vizite të këtij të fundit, në qytetin e Filadelfias.
Në parakalimin e Papës në shesh, kishte shumë njerëz, të cilët prisnin që të merrnin një bekim personal nga Ati i Shenjtë.
Prindërit e fëmijës gjithashtu shpresonin se e gjithë ajo turmë nuk do të përkeqësonte kushtet e Giannas së vogël.
Momenti kur babai i vajzës së vogël pa që Papa u afrua pikërisht aty ku ata ishin, ai ngriti Giannan e vogël në ajër, duke shpresuar që të tërheqë vëmendjen e Papës. Një roje e sigurisë e pa fëmijën dhe e mori për ta sjellë atë më pranë Papës.
Në turmën e mijëra njerëzve, Gianna mori një puthje nga Papa në kokën e saj të vogël dhe bekimin e tij.
Dy muaj pas takimit me Papën, ndodhi diçka e habitshme. Gjatë një skanimi me ultratinguj, mjekët panë se masa e tumorit në Giannan e vogël, ishte reduktuar shumë.
A ishte puthja e Papës një mrekulli apo ishte vetëm rastësi?
Familja Misciantonio nuk ka asnjë dyshim.
“Ishte një mrekulli, ajo puthje ishte një mrekulli për fëmijën tonë. Ishte vepra e Perëndisë, ne jemi të sigurt për këtë”, shprehen ata.


