Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ishte mbrëmë e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ku ka folur për familjen dhe ndjesi personale.
Pyetjet e fëmijëve ishin nga më të ndryshmet, nga rroga e deri tek të qënit gruaja e të parit të qeverisë.
Pyetja ishte kush e ka rrogën më të madhe?
Linda Rama: Nuk ka rëndësi kush e ka rrogën më të madhe, por ka rëndësi të kontribuosh në familje.”
Më tej nga fëmijët Linda Rama është pyetur edhe “Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?”
Linda Rama: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash”.
Më tej Linda Rama i është përgjigjur edhe pyetjes nëse qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?
Ajo tha: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.”
Ndërsa pyetjes se çfarë do bënte më mirë Linda Rama nëse do ishte kryeministre, ajo u përgjigj se do merrej me fëmijët më shumë.
Do i jepja përparësi pa u vonuar fare fëmijëve nga dita kur lindin deri në 10 vjeçë duke modernizuar arsimin e tyre. Fëmijët janë e vetmja Europë që kemi mes nesh!”
Pyetja që mund të ngrihet tani është: Çfarë do Nikolla me një mandat të dytë në Ministrinë e Arsimit atëherë?!