Shtëpia e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong dihet se si duket përbrenda pas fotografive të publikuara në media.
Kjo është vetëm një nga shtëpitë e liderit, ku kalon pak nga koha e tij, pasi për shkak se lëviz shumë ai ka shumë shtëpi.
Këto imazhe u morën nga një fotograf, i cili ishte brenda kësaj shtëpie me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov në një udhëtim në Kore.
Aty shohim kopshte të mëdha dhe shumë mirë të mbajtura, po ashtu një veturë të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë e parkuar nën një pemë.
Prona e liderit është vetëm dy katëshe, me dritare të mëdha qelqi dhe një dizajn shumë të thjeshtë, për të thënë minimalist.