Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Studimi: Kosovarët zgjedhin Shqipërinë për plazh

$
0
0

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, kanë publikuar një studim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri.

Nga ky studim rezulton se shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga shpenzimet që bëjnë shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, ku diferenca është vetëm 2.2% të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) në favor të shpenzimeve të turistëve të huaj në Shqipëri.

Shpenzimet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit të tyre kapin shifra të konsiderueshme. Kështu që, në periudhën 2013-2017, 22.6 milionë shtetas të Shqipërisë (rezidentë) kanë dalë jashtë vendit dhe kanë shpenzuar rreth 6.8 miliardë euro.

Sipas studimit, shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri arritën në afro 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2017.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>