Arjan Çani është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri dhe emisioni i tij, “Zonë e Lirë”, është më i ndjekuri në vend.
Por kur vjen puna tek jeta e tij private, ai është treguar shumë hermetik duke mos i ekspozuar thuajse asnjëherë bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Mirëpo, së fundmi na ka prezantuar vajzën e tij, e cila quhet Joana.
Ata ishin bashkë në në ceremoninë e inaugurimit të amfiteatrit te Tiranës, dhe ka dhënë një intervistë për emisionin “Rudina’ ku është shfaqur së bashku me Joanën e vogël.
“Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, shprehet moderatori.




