Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Zbulohet emblema e Dukeshës Meghan Markle

$
0
0

Dukeshës së Sussex, Meghan Markle iu është dhuruar një emblemë disa ditë pas martesës së saj mbretërore me Princ Harryn, njoftoi Pallati Kensington. Stema është projektuar nga Kolegji i Armëve dhe është miratuar nga Mbretëresha Elizabeta e Britanisë. Emblema mban lulet karakteristike të shtetit ku Meghan ka lindur, lulëkuqet në Kaliforni dhe ëintersëeet që rritet në rezidencën e saj të re, Kensington Palace. Sfondi blu në mburojë përfaqëson Oqeanin Paqësor në brigjet e Kalifornisë, ndërsa dy vizat e arta përgjatë mburojës janë simbolike e Shtetit të Artë. Dy simbolikat në anët e mburojes, të njohur si mbështetës, janë një zog dhe një luan i lartë që mban një kurorë. “Është e zakonshme që Mbështetësit e mburojës t’u caktohen Anëtarëve të Familjes Mbretërore, dhe për gratë e Anëtarëve të Familjes Mbretërore që të ketë një Mbështetës për burrin e tyre dhe për veten,”-tha Kensington Palace në një deklaratë. “Mbështetësi për Dukeshën e Sussex është zogu me krahët e ngritur sikur fluturon dhe sqepin e hapur, që përfaqëson fuqinë e fjalës.” Dukesha ka punuar ngushtë me Kolegjin e Armëve për të hartuar stemën në mënyrë që të jetë sa më “personale dhe përfaqësuese”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>