Një transmetim Live i emisionit në TV CBSN, është bërë shkaktar i shumë të qeshurave mes moderatorëve dhe ekipit që ishte në terren.
Kjo pikërisht për shkak se kameramani, i cili ishte në transmeton direkt, ra në lum deri sa po përcillte reporteren e hipur në një varkë.
Por i gjithë ky incident u menaxhua nga vetë kameramani i quajtur Chris, i cili edhe pas rënies në lum arriti të shpëtojë kamerën, duke bërë që të mos ndalet transmetimi live.
“A je mirë Chris?” bërtiti gazetarja. “Po, unë jam i mirë”, tha ai.
Incidenti kaloi pa lëndime dhe pa prishje elektronike apo të kamerës për shkak të ujit.