Efekti Meghan Markle ka bërë që të ketë një shitje të lartë të bizhuterive me ar të verdhë, duke ndihmuar argjendaritë të kenë fitime marramendëse në tremujorin e parë të vitit 2018.
Kështu kanë deklaruar argjendarët në SHBA të cilët kanë pasur kërkesën më të lartë tremujorin e parë të këtij viti, që prej vitit 2009.
Shitësit thonë se kjo është më tepër për meritë të aktores amerikane Meghan Markle, e cila u fejua me princin britanik Harry në nëntorin e kaluar dhe u martuan në një ceremoni madhështore një javë më parë.
Meghan, Dukesha e Sussex,ka favorizuar shitjen e arit të verdhë.
Shitësit në New York kanë thënë se kanë pasur një rritje të kërkesës së arit me rreth 30 për qind. Gjatë 15 viteve të fundit, ari i bardhë, argjendi dhe platini kanë qenë metalet e zgjedhjes për bizhuteri nga çiftet që lidhin kurorë. Ari i bardhë gjatë kësaj kohe ishte më i preferuar ndërsa ari i verdhë konsiderohej si i vjetëruar.
Drejtori i tregut të Këshillit Botëror të Arit, Alistar Heëitt thotë se shitjet e personaliteteve të famshme influencojnë shumë tek shitja e stolive.
Kërkimet e këtij këshilli në vitin 2016, treguan se 22 për qind e grave amerikane që blinin stoli apo veshje luksoze, ishin frymëzuar nga revistat dhe gazetat, ndërsa 11 përqind nga personalitet e famshme.
Kështu me të deklaruar Meghan se i pëlqente ari i verdhë, njerëzit filluan të pëlqejnë sërish këtë lloj metali.


