Dita e martë pritet të karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë.
Nuk përjashtohen as reshjet e shiut në zonat malore.
Gjatë mesditës dhe në orët e para të pasdites, vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Kjo situatë pritet të jetë prezente deri në mbrëmje. Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë
sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 29 – 30°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Ndërkohë, sa i përket Europës, brigjet Veriperëndimore të dhe Rajoni Juglindor i kontinentit mbeten me vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu. Por nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare, mbetet pjesa më e madhe e kontinentit Europian.