Dua Lipa është ngjitur në skenën e Billboard Music Awards 2018 për të përformuar këngën e saj që ka thyer rekorde “New Rules”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare realizoi një performancë mahnitëse kur u shfaq në skenë me një flamingo gjigande rozë. Ylli i pop-it e veshur me një mantel të mëndafshtë ngjyrë rozë dhe me trupën e saj të baletit ngritën në këmbë publikun.
Më pas ajo kaloi në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë vjollcë dhe dukej perfekte.