Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Tërheq e rrotullon gjymtyrët e foshnjave! Masazherja: Është trajtim shërues (Video)

$
0
0

Masazhi që i bëhet një foshnje të vogël është konsideruar i tmerrshëm, pasi duket sikur pëson lëkundje të mëdha.

Pamjet e filmuara në Kazakistan tregojnë një masazhere që kap, tërheq dhe rrotullon nga krahët e këmbët vazhdimisht një foshnje.

Në fund, e mban nga qafa për t’i bërë masazh në fytyrë.

Larisa Orynbasarovna është 35-vjeçarja që u filmua duke bërë këtë trajtim në fillim të këtij viti tha se është shëruese për foshnjat.

“Unë ndihmoj fëmijët. Kam punuar me shumë bebe për vite me rradhë, shumë prej tyre që janë me nevoja të kufizuara apo kanë patur tërheqje të qafës.

Masazhi im i shëron”, tha ajo.

Larisa ka punuar si masazhere profesionale për 11 vite dhe trajnon student për këtë.

Masazhet e saj ekstreme janë bërë të njohura dhe prindërit paguajnë rreth 7 paund për një trajnim që zgjat për 15 minuta.

Video Player
/Burimi: SuperShendeti/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>