Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Ushtari bllokohet në aeroport, përlotet duke parë lindjen e vajzës nga celulari

$
0
0

Një ushtar nga Amerika është detyruar të shohë lindjen e vajzës së tij me lidhje direkte nga celulari, pasi pati probleme me udhëtimin e tij. Nëpërmjet programit Facetime, Brooks Lindsey vëzhgoi i përlotur të gjithë skenën e gruas në sallën e operacionit që po sillte në jetë vogëlushen. Fluturimi i tij u vonua dhe u bllokua në aeroport, prandaj nuk arriti të shkonte në shtëpi në kohën e duhur. Një grua që do udhëtonte në të njëjtin avion me të arriti të fotografonte ushtarin e ulur në një cep që po shihte cdo gjë. Ata vendosën ta quajnë Millie vajzën e tyre, që lindi e shëndetshme. Fotografia është bërë virale duke u shpërndarë më shumë se 187 mijë herë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>