Nganjëherë është vërtetë e pamundur që t’i rezistosh gjumit. Gjumi mund t’na zërë në vende publike, në punë, në shkollë, në metro, në aeroport, në autobus, në ndeshje sportive… e këto situata nuk kalojnë pa u vënë re nga kureshtarët, të cilët mezi presin t’i fotografojnë ato dhe t’i postojnë në internet.
Natyrisht, bëhet fjalë për skena qesharake, kur njerëzit të ulur, të shtrirë, të mbështetur, apo dhe në këmbë, pa vullnetin e tyre u nënshtrohen gjumit. Por, ka dhe raste të tilla, kur njerëzit e dërrmuar nga lodhja, mundohen që në hapësirat publike të gjejnë një “strehë” për të bërë një sy gjumë.
Në vijim ju sjellim një galeri të realizuar në pjesë të ndryshme të botës, ku dëshmohet për mrekulli “lufta” e përhershme e njeriut me gjumin.