Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Prova gjenerale e Eugentit, mediet: Vokali më i mirë (VIDEO)

$
0
0

Eugent Bushpepa ka dhënë sot provën gjenerale në Lisbonë, dhe pas kësaj prove është cilësuar si një nga vokalet më të mira të këtij Eurovizioni.

”Eugent Bushpepa nga Shqipëria ka përfunduar provën e dytë të Lisbonës. Shqipëria shpresëdhënëse. Ai do të interpretojë këngën e tij “Mall” në gjymëfinalen e parë të martën, më 8 maj”, shkruajnë mediat vendase.

Drejtori Artistik Sokol Marsi njofton se ”prova ishte në parametra të përsosur dhe sipas kritikëve vokali i Gentit është në ngritje”.

Menjëherë pas saj, Bushpepa dhe delegacioni mbyllën me sukses edhe konferencën për shtyp. Po kështu edhe produksioni e ka mirëpritur dhe konsideruar shumë pozitivisht këngën dhe performancën e Shqipërisë këtë vit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404