Një burrë është qëlluar për vdekje në dasmën e tij në Indi. Sunil Verma u qëllua me armë gjatë festimeve në gjoks.
Kameramani ka kapur momentin e tmerrshëm kur u qëllua me armë. Dhëndri shihet i ulur, rrethuar nga të ftuarit në ceremoninë e martesës në fshatin Rampur. Një burrë i veshur me bluze portokalli shihet duke qëndruar pranë dhëndrit duke rregulluar majën e armës, e cila shkrepet duke qëlluar 25-vjeçarin.
Dhëndri qëllohet në gjoks dhe bie në tokë. Sipas njoftimeve dhëndri u qëllua për herë të dytë që i dha edhe goditjen përfundimtare. Policia po kërkon vrasësin, i cili mendohet të jetë mik i afërt i dhëndrit. Ai u arratis pas ngjarjes së tmerrshme.