Reperi legjendar, Unikkatil ka pozuar në krah të Mozzik, njërit prej artistëve më të preferuar të publikut shqiptar.
Ylli i hitit “Ti Amo” ka postuar fotografinë në rrjetin social Instagram, duke shkruajtur: “E veç n’ondrra tona mun me pa naj ditë t’qetë! Legjenda Unikatil.”
Ndjekësit nuk e kanë anashkaluar këtë postim, duke thënë se presin një bashkëpunim mes tyre pasi do kthehej shumë shpejt në hit.
Largimi i Mozzik nga labeli On Records është komentuar gjatë, sidomos kur klipi i tij i fundit “Madam” u fshi nga ish-menaxherët. Ndërsa Unikkatil është rikthyer fuqishëm në muzikë duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme në botë.
Nuk do ishte e habitshme që shumë shpejt ata të sjellin një duet që do ndikonte shumë në karrierën e Mozzik.