Që prej orës 10:00 Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit të saj Kombëtar. Kuvendi u hap nga nënkryetari Edi Paloka e do të mbyllet nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndërkohë që do dëgjohet edhe zëri i qytetarëve e problemet e tyre.
Në podium, përveç zyrtarëve të selisë blu, janë ngjitur një prej protestuesve në Kukës, një familjare që i është hequr ndihma ekonomike, si dhe një ish- i përndjekur.
Një prej zërave kritikë, Eduard Selami është i pranishëm në mbledhje, ndërsa Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami mungojnë. Ndërkohë ra në sy përqafimi mes Bashës dhe Berishës.