Ish-deputeti i Vlorës, Flamur Çelaj ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqet me armë në dorë. Arsyeja është e thjeshtë: Argëtim në kohën e lirë.
Me anë të videove të publikuara në profilin e tij në “Instagram”, Çelaj ka treguar se ka pasion qitjen Ish-deputeti ka shkruar poshtë videos: “Dita e fushës së qitjes”.
Siç mund të shihni edhe nga pamjet ish-deputeti kërkon me ngulm të qëllojë në shenjë. Ndërsa mes ndjekësve ka edhe nga ata që e këshillojnë të stërvitet sepse do t’i duhet në të ardhmen.